Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili sot arrin për vizitë dyditore në Serbi, së bashku me delegacionin e tij, të përbërë nga 185 biznesmenë dhe tetë ministra turq, do të mbrohet nga të paktën 50 truproja të tij personalë. Sipas gazetës serbe “Sërpski telegraf” , për sigurinë e Erdoganit do të përkujdesen specialistë kulmorë që bëjnë rrethin e parë të sigurisë. Ata janë pjesë e sigurimit personal të Erdoganit dhe është e pamundur të kalohet deri tek ata.
Ankaraja para dhjetë ditëve ka dërguar në Beograd ekipe njerëzish që kanë pasur për detyrë të verifikojnë lokacionet dhe trasetë nëpër të cilat do të qëndrojë e kalojë presidenti turk. Specialëve turq do t’i ndihmojnë mijëra kolegë serbë pothuaj nga të gjitha njësitë.