Shkup, 8 nëntor – Integrimi evropian dhe euroatlantik i Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimi dypalësh dinamik midis të dyja vendeve në planin politik dhe ekonomik kanë qenë temat ku ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Hajko Mas, në dytën e dytë të vizitës së punës në Berlin.
“Edhe në këtë rast ministri Dimitrov sërish ka shfaqur falënderim për mbështetjen e vazhduar dypalëshe nga RF e Gjermanisë për implementimin e proceseve reformuese në Republikën e Maqedonisë, si dhe për rëndësinë e Procesit të Berlinit në këtë kontekst. Duke folur për gjendjen politike në vend, Dimitrov thaksoi se edhe krahas sfidave, mundësitë për hap dhe progres pozitiv janë të hapura për Republikën e Maqedonisë”, bëri të ditir MPJ-ja.
Shefi i diplomacisë gjermane Mas shfaqi kënaqësi nga progresi i përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë, si dhe nga rrjedhja e implementimi të Marrëveshjes së Prespës, duke treguar rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi, që është parakusht për integrimet evropiane dhe euroatlantike të vendit.
Gjatë vizitës punuese në Berlin, siç informon MPJ-ja, ministri Dimitrov në intervistën për “Uelt” dhe “Tagesshpigel”, krahas pyetjeve për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë dhe Marrëveshjen e Prespës, ka pasur edhe shqyrtim për rolin e Republikës Federale të Gjermanisë në Evropën Juglindore.