Ministri gjerman për Punë të Jashtme, Hajko Mas pas votimit të mbrëmshëm të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, ka shprehur pritjet se edhe Greqia do të jep pëlqimin mbi Marrëveshjen e Prespës dhe se Maqedonia pastaj do të bëhet anëtare e NATO-s dhe do të fillojë negociata me BE-në.
“Zgjidhja e kontestit të emrit mes Athinës dhe Shkupit është i arritshëm. Pres që edhe Parlamenti grek të jep pëlqimin për marrëveshjen dhe se Maqedonia Veriore pastaj më shpejtë do të mund të kyçet në NATO dhe do të mund të fillojë negociata për përfshirje në BE. Kontesti mes Shkupit dhe Athinës ka zgjatur 27 vite. Përgjegjësit, para së gjithash kryeministrat Cipras dhe Zaev morën përpjekje enorme që përfundimisht të zgjidhet ky konflikt. Ata dhanë shembull inkurajues se puna me fakte, qëndrueshmëria dhe guximi politik në diplomaci mund të sjellin sukses. Kjo dërgon sinjal inkurajues në gjithë rajonin”, thekson shefi i diplomacisë gjermane në kumtesën e transmetuar nga Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.