Berlin, 30 janar – Britania e Madhe duhet urgjentisht të shpjegojë se çfarë ndryshimesh dëshiron në marrëveshjen për Bregzit, në pjesën rreth “mekanizmave mbrojtëse” për shmangien e kufirit të fortë midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut pas daljes së saj nga BE-ja, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas, pëcjellë gazeta KOHA.
Ai theksoi se për momentin është e rëndësishme ajo që Parlamenti britanik dje u prononcua kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje.
“Por, Qeveria britanike akoma nuk theksoi se çfarë ndryshimesh parasheh kufiri me Irlandën e Veriut. Tani duhet urgjentisht të thuhet çfarë dëshiron, pasi koha skadon”, deklaroi Mas.
Shefi i diplomacisë gjermane theksoi se edhe pse qëndrimi i BE-së se marrëveshja e arritur për Bregzitin është “vendimi më i mirë dhe unik për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni, Brukseli megjithatë është i gatshëm për bisedë.
“Sa i takon kufirit me Irlandën e Veriut, Gjermania dhe i gjithë Bashkimi Evropian fuqimisht qëndrojnë në anën e Irlandës dhe nuk do të lejojnë ajo të mbetet e izoluar për këtë çështje”, shtoi Mas.
Ministri britanik për Bregzitin, Stiven Barkli paraprakisht sot deklaroi se Britania e Madhe kërkon zgjidhje alternative për “kufirin e paqartë në ishullin e Irlandës” në marrëveshjen për Bregzit. (koha.mk)