Berlin, 29 qershor – Gjermania synon të nisë iniciativë të re për të miratuar rezolutë të Këshillit të Sigurisë të KB-së mbi pandeminë e koronavirusit, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Hajko Mas.
“Keq është për Këshillin e Sigurisë së KB-së që ende nuk ka arritur konsensus për këtë çështje të rëndësishme globale”, tha Mas.
Sipas mediave gjermane, ai konsideron se Këshilli i Sigurisë nuk mund të mos shprehet kur e gjithë bota po lufton me pandemi të tillë.
Gjermania do të marrë përsipër kryesimin e Këshillit të Sigurisë së KB-së më 1 korrik, në një muaj.
Rezoluta e koronavirusit deri më tani ka dështuar për shkak të mosmarrëveshjes në mes SHBA-së dhe Kinës për rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.