Berlin, 29 qershor – Shefi i diplomacisë gjermane Hajko Mas e përshëndeti vendimin e BE-së për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe kërkoi nga të dy vendet që këtë ta kuptojnë si nxitje.
“Bashkimi Evropian këtë javë solli vendim të rëndësishëm: nga viti 2019 mund të fillojnë negociatat për inkuadrim me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë. Jemi angazhuar shumë për këtë sinjal të fuqishëm orientues, me të cilin i jepet mirënjohje përpjekjeve reformuese nga vitet e fundit. Procesi i negociatave në Bruksel nuk ishte çdoherë i lehtë, por na gëzon që në fund ishte i mundur kompromis i të gjithë 28 vendeve-anëtare të BE-së. Apeloj që deri tek të gjithë politikanët në Shkup dhe në Tiranë që këtë sukses ta kuptojnë si nxitje për vazhdim të angazhuar të reformave. Gjermania në këtë edhe më tej tërësisht do t’i mbështesë”, thotë Mas në deklaratë për Dojçe vele.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme edhe në takimin që e kishte nga mesi i këtij muaji me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, premtoi se Gjermania do të lobojë në mënyrë aktive në Francë, Holandë dhe vende të tjera të BE-së që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave.
“Ne popullatën e Maqedonisë duhet t’i dërgojmë sinjal të rëndësishëm se shpërblehet ndjekja e perspektivës evropiane”, tha Mas në Berlin pas takimit me Dimitrovin.