Berlin, 7 maj – Shefi i diplomacisë gjermane Hajko Mas sot deklaroi se vendimi për anulimin e rezultateve nga zgjedhjet për kryetar të Stambollit nuk është transparente dhe nuk mund të kuptohet.
“Vendimi i Komisionit Suprem turk për anulimin e zgjedhjeve lokale në Stamboll dhe të njëjtat të përsëriten, nga pikëpamja jonë, as është transparente as është i pakuptimtë”, theksoi Mas.
Ai shtoi se vetëm votuesit turk mund të vendosin kush do të jetë kryebashkiak dhe tregoi në rëndësinë të parimeve demokratike themelore dhe rregullave zgjedhore transparente.
Komisioni Zgjedhor Suprem turk dje i anuloi rezultatet e zgjedhjeve lokale në Stamboll në të cilat fitoi lideri i Partisë Popullore Republikane opozitare. Zgjedhjet e përsëritura do të mbahen më 23 qershor.
Paraprakisht reagoi shefja e BE-së Federika Mogerini dhe komisari evropian për zgjerim Johanes Han me deklaratë të përbashkët, pastaj kancelari austriak Sebastijan Kurc dhe kryetari i Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, Anders Knape.