Berlin, 26 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas i dënoi sot deklaratat e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për presidentin francez Emanuel Makron si më të këqijat deri më tani.
Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me kryetarin e Agjencisë për energji atomike, Mas tha se Qeveria gjermane është solidare me fqinjin e saj evropian në luftën kundër ekstremizmit islamik.
Erdogan fundjavën e kaluar e kritikoi presidentin francez për sjelljen e tij ndaj myslimanëve, duke thënë se ai është “humbur”.