Këngëtarja e njohur nga Mitrovica i ka dhënë fund beqarisë.Bëhet fjalë për Rona Nishliun, një nga këngëtaret që ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në ‘Eurosong’, disa vjet më parë.
Edhe pse nga jeta e saj private mediat janë të informuara shumë pak, sonte Rona i ka befasuar të gjithë kur në rrjetet sociale janë publikuar fotot e saj nuse dhe me fustan të bardhë.
Fotot janë bërë publike nga grimieri i saj Arbër Bytyqi, ndërsa pranë saj ndodhet edhe bashkëshorti i ardhshëm i këngëtares.Nuk ka shumë të dhëna për të dashurin e saj të zemrës, por mediat pohojnë se është një djalë nga Tirana.
“Zëri ynë i bukur është bërë nuse”, shkruan Arbëri duke mos dhënë më shumë detaje.