Një mësuese filloreje pati një ditë shumë të veçantë dasme pasi u martua përpara 500 nxënësve të shkollës së saj. Cindy Caffin, 57 vjeçe nga Erdington, Birmingham e shijoi në maksimum ditën e saj më të veçantë, kur e gjithë shkolla ku jepte mësim u bënë pjesë e ceremonisë kishtare ku shkëmbeu unazat me partnerin e saj Dave, 62 vjeç. Dita e madhe ku morën pjesë mbi 450 nxënës, mësues dhe prindër u zhvillua të premten e shkuar.