Çifti i ri John dhe Phyllis Cook po shijojnë jetën e tyre së bashku në Ohio. John sapo ka mbushur 100 vjeç ndërsa Phyllis do mbushë 103 vjeç më 8 gusht. Ata u takuan ndërsa jetonin në një azil në Kingston dhe vendosën të martoheshin. Çifti shkuan në gjykatë për të marrë licencën e martesës javën e kaluar dhe më pas u martuan.
Por nuk ishte një vendim i nxituar nga ana e tyre. John dhe Phyllis ishin në një lidhje prej një viti. “Nuk ishte e planifikuar”, tha 100-vjeçari për CNN. “Të them të vërtetën, ne u dashuruam me njëri-tjetrin. E di që ju mendoni se kjo mund të jetë paksa e largët për dikë në moshën tonë, por ne u dashuruam me njëri-tjetrin,”-tha Phyllis. Të dy janë martuar nga dy herë në të kaluarën dhe ndihen me fat që gjetën dashurinë për herë të tretë.