Sulmuesi argjentinas po shfaq formë të shkëlqyeshme në fanellën e Interit, por edhe me Argjentinën. Barcelona duhet të bëjë sakrifica të mëdha nëse dëshiron ta transferojë Lautaro Martinezin. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se sulmuesi argjentinas mund t’i kushtojë gjigantit katalunas plot 200 milionë euro, përcjell Gazeta Express, transmeton gazeta Koha.
Përfaqësuesi argjentinas po shkëlqen në fanellën e Interit duke realizuar 4 gola në tri ndeshjet e fundit. Gjithashtu, ai po bën paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Argjentinës.
Mediat spanjolle shkruajnë se klauzola e shkëputjes së kontratës së 22 vjeçarit është 200 milionë euro. Interi e kishte blerë lojtarin për 24 milionë euro nga Racing Club më shumë se një vit më parë.