Ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano pret që Lautaro Martinez ta zëvendësojë Mauro Icardin sapo të rikthehet nga lëndimi, transmeton zeri.info, përcjell gazeta Koha. Cassano thotë se Icardi nuk ofron asgjë përderisa nuk shënon. Martinez luante në vend të Icardit gjatë kohës sa ky i fundit nuk luajti për një periudhë prej gati 2 muajsh, por një lëndim në gju bëri që ish-kapiteni i zikaltërve të rikthehet në formacion.
“Interi luan me 4-2-3-1, që do të thotë me vetëm një sulmues. Icardi nuk mund të luajë me Lautaron”, ka deklaruar Icardi. “Nëse do të varej nga Spalletti, ai do të luante me Martinezin sepse preferon sulmuesit që luajnë për skuadrën. Lautaro ka bërë shumë mirë, ai është 20-vjeçar dhe duhet të luajë sepse është më i mirë se Mauro”, shtoi italiani. “Icardi vetëm shënon dhe kaq. Nëse nuk shënon, ai nuk ofron asgjë tjetër. Spalletti preferon sulmuesit si Dzeko Benzema dhe Lewandowski. Icardi është si Inzaghi sepse nëse nuk shënon, ai nuk bën asgjë tjetër”, u shpreh ai.