Sonte zhvillohet derbi i madh italian. Milan dhe Inter takohen sonte në ‘San Siro’, me fillim nga ora 20:30, në kuadër të xhiros së 28’të të Serie A, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha. Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez shpreson që skuadra e tij të fitojë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
“Jam shumë i lumtur që po luaj një lojë të tillë të veçantë”, tha argjentinasi për Inter TV. “Ne duhet të bëjmë diçka të madhe, duke u përmirësuar në krahasim me ndeshjet e fundit. Ne kemi nevojë për të sulmuar Milanin, shpresojmë të fitojmë këtë duel”, përfundoi ai.