Ka pak muaj që i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me dashurinë e saj të jetës të cilin e ritakoi pas shumë vitesh. Vajza e cila për disa vite shkëlqeu në pasarelat e modës gjermane e që përfaqësoi atë edhe në ‘Miss Bota’ vjen me një lajm të ri, do bëhet nënë. Martina Ivezaj me prejardhje është nga Mali i Zi, por martesa me Leonin e bëri atë të shpërngulet drejt SHBA-ve. Në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA, ajo tregon emocionet e para.
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Na e përshkruaj pak momentin se si je ndier ti dhe bashkëshorti po edhe gjithë familja kur keni mësuar lajmin?
Jemi gëzuar që në sekondat e para, bashkëshortit dhe mua më është dukur si ëndërr kur mendonim ‘ua po bëhemi babë dhe nënë’, është një ndjenjë e mrekullueshme kur e din se je duke krijuar një jetë të re dhe do bëhesh prind, e gjithë familja është gëzuar kur ka marrë lajmin.
KOHA: Leoni është ashtu tipik shqiptarë qe fëmijën e parë e do djalë?
Jo aspak, fillimisht është mirë të jetë shëndosh e mirë, pak rëndësi ka a djalë apo vajzë.
KOHA: Keni nisur të bëni përgatitjet e para për ardhjen e fëmijës?
Kemi nisur ngadalë dale të bëjmë gati përgatitjet, të rregullojmë dhomën e bebit, rrobat etj.
KOHA: Keni marrë mesazhe të shumta urimi nga miqtë?
Kemi marrë shumë mesazhe, jemi gëzuar shumë gjithë miqtë na kanë uruar dhe ne i falënderojmë shumë nga zemra.
KOHA: Po ti si një e re që për herë të parë do bëhesh nënë, si ndihesh?
Më mungojnë fjalët të përgjigjem këtu sepse është shumë e vështirë të përshkruaj këtë ndonjë gëzimi. Ndihem plot dashuri si asnjëherë më parë.
KOHA: Mendon se shtatzënia do ju ndalojë në projektet tua që ke nisur?
Të bëhesh nënë të ndryshon të menduarit, në rastin tim kështu mendoj që unë nuk kam në plan ndonjë projekt tashmë por jam koncentruar krejtësisht në shtatzëninë time, projektet mund të fillohen gjithmonë, por shtatzënia është një gjë unike që dua të shijoj krejtësisht.
KOHA: A do sfiloje nëpër pasarele si një modele shtatzënë?
Jo.