Martin Amis, një prej romancierëve më me ndikim të kohës së tij

Martin Amis është i njohur sidomos për romanin e tij “Money” të vitit 1984 dhe “London Fields” të vitit 1989. Është autor i 14 romaneve dhe disa librave jofiktivë, dhe konsiderohet si një nga shkrimtarët më me ndikim të epokës së tij

 

Një nga romancierët më të famshëm britanikë të gjeneratës së tij, Martin Amis, ka vdekur në moshën 73-vjeçare. Vdiq në shtëpinë e tij në Florida, si pasojë e kancerit në ezofag, ka bërë të ditur bashkëshortja e shkrimtarit, Isabel Fonseca. Amis është i njohur sidomos për romanin e tij “Money” të vitit 1984 dhe “London Fields” të vitit 1989. Është autor i 14 romaneve dhe disa librave jofiktivë, dhe konsiderohet si një nga shkrimtarët më me ndikim të epokës së tij. I lindur në vitin 1949 në Oxsford, ai ishte djali i romancierit dhe poetit Sir Kingsley Amis. Amisi i ri ndoqi gjurmët e babait të tij pasi diplomoi në Universitetin e Oksfordit me romanin e tij të parë “The Rachel Papers”. Botuar në vitin 1973 derisa punonte në “Times Literary Supplement”, romani ndjek ngjarjet romantike të një adoleshenti në Londër përpara universitetit dhe – sikurse romani debutues i babait të tij – fitoi çmimin “Somerset Maugham” në zhanrin fiksion.

Amis ishte bashkëkohës i shkrimtarëve të tjerë të famshëm si James Fenton, Salman Rushdie dhe Ian McEëan. Marrëdhënia e tij e ngushtë me gazetarin Christopher Hitchens, i cili vdiq nga kanceri i ezofagut në vitin 2011, ishte e mirëdokumentuar.

Advertisements

Ata i përkisnin një grupi shumëngjyrësh, i cili ringjalli skenën letrare britanike dhe është vlerësuar me frymëzimin e një brezi shkrimtarësh të rinj. Rushdie ka nderuar Amis, duke thënë: “Ai thoshte se ajo që donte të bënte ishte të linte pas krijimtarinë prej një rafti librash – të ishte në gjendje të thoshte ‘nga këtu deri këtu, jam unë’”. “Zëri i tij është i heshtur tani. Miqve të tij do t’u mungojë jashtëzakonisht shumë. Por ne e kemi raftin”. Bashkëkohësi tjetër i tij, Sir Kazuo Ishiguro, ka thënë se “ai ishte prijës për brezin tim të romancierëve dhe frymëzim për mua personalisht”. “Me gjithë kafshimin e satirës së tij, rrëmujën brilante të prozës së tij, kishte gjithmonë diçka të butë jo shumë larg sipërfaqes, një dëshirë për dashuri dhe lidhje. Puna e tij do të zgjasë, duke u mbijetuar ndërrimeve të ndryshme të modës dhe zakoneve”.

I mprehtë, provokues, i guximshëm në aspektin gjuhësor – dhe, në kulmin e tij, një njeri i famshëm. Martin Amis përshkruhej shpesh si Mick Jagger i botës letrare (madje Carrie Bradshaw u pa duke lexuar romanet e tij në filmin “Sex in the City”).

Amis ishte një nga emrat kryesorë në listën e parë përcaktuese të romancierëve më të mirë britanikë nën 40 vjeç, i zgjedhur nga “Granta” në vitin 1983 dhe çdo dekadë prej atëherë. Amis deri atëherë ishte krijuar tashmë si “foshnja e tmerrshme” e letërsisë angleze. Romani i tij i parë gjysmë-autobiografik “The Rachel Papers” e kishte shtyrë atë në skenën letrare në vitin 1973. Ishte jashtëzakonisht shpikës, me një kuptim të frustrimeve të një lloji të caktuar të të riut të zgjuar. Romani i tij i dytë “Dead Babies”, i botuar në vitin 1975, skiconte një fundjavë rrëmuje dhe shfaqte përdorimin e jashtëzakonshëm të gjuhës. Në vitet 1980 dhe 1990 Amis nuk ishte kurrë larg vëmendjes – shpesh i cituar, shpesh i fotografuar. Një yll në letërsi. Romanet e tij kanë përmbledhur epoka, qoftë edhe satira e tij e tepërt e shkëlqimit, zbrazëtisë së “Thatcherizmit in Money and London Fields” të vitit 1980, apo eksplorimi i tij në “Holokaustin” e shkruar në “Time’s Arroë” për jetën e një mjeku gjerman në Aushvic.

Amis kishte një zë vërtetë të dallueshëm. Ishte shkrimtar britanik që bëhej urëlidhës mes stilit komod të të stilit të romanit britanik që i parapriu fiksionit të gjerë të Amerikës.

Vdekja e Amis e përforcon statusin e tij si një prej romancierëve më të mëdhenj të kohës së tij. Vepra e tij karakterizohej shpesh nga subjekti dhe satira e errët dhe komikja. Ai gjithashtu ka botuar dy përmbledhje tregimesh të shkurtra, gjashtë libra jofiksionë dhe një kujtim me titull “Experience” në vitin 2000. Njihej si intelektual publik dhe shpesh analist shpesh kontrovers për aktualitetin dhe politikën. “Money” u bë vepra e tij më e vlerësuar dhe shpesh citohet si roman dominues i viteve ’80. Libri, ku ngjarja vendoset në Nw York dhe Londër, ndjek një regjisor reklamash derisa punon në filmin e tij të parë artistik. Është i bazuar në kohën e Amis si skenarist në “Saturn 3”, film fanta-shkencë i përhapur tej mase, në të cilin luan Kirk Douglas.