Martesat në moshë të re, element shqetësues në shoqëri

Numri i vajzave të reja të cilat ndërpresin shkollimin dhe fillojnë jetën bashkëshortore paraqet element shqetësues dhe ngrit alarmin e organizatave Joqeveritare, të cilat kritikojnë shtetin se nuk bën mjaftueshëm për vajzat e reja nga mjediset rurale. Nga Enti i Statistikave njoftojnë se në vitin 2016 Komuna e Radovishit dhe ajo e Vrapcishtit kanë kryesuar me numrin më të madh të martesave në moshë të re.

Të gjithë dëgjojmë për vajza të reja nuse, për vajza-nuse që janë shitur, për vajza nga 15-19 vjeç të cilat lindin fëmijë, për vajza të cilat nuk e kanë përfunduar shkollën sepse martohen. Shteti është ai i cili është përgjegjës dhe duhet t’ju sigurojë këtyre vajzave të drejtën sociale, të drejtën për arsimim dhe ndihmë shëndetësorë – u shpreh Uranija Pirovska,Komiteti Helsinkut.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce, theksoi se një bashkëpunim i mirë i organizatave joqeveritarë dhe shtetit do të ndihmojnë shumë në tejkalimin e kësaj situate.

Kemi filluar me aktivitete dhe implementimin e planit aksionar me të cilin në mënyrë serioze do të ulim numrin e vdekjeve të foshnjave të sapo lindura. I gjithi ky projekt prek edhe shëndetit e femrës dhe përmirësimin e kushteve të mbrojtjes shëndetësore të femrave në zonat rurale – tha Venko Filipce, Ministria e Shëndetësisë.

Çështja e martesave në moshë të re u ngrit përmes projektit “Gratë në zonat rurale-me tepër pengesa sesa mundësi” i financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ka për qëllim të prezantojë pozicionin e grave që jetojnë në zona rurale./alsat/