Vajza të moshës deri në pesë vjeç janë duke u shitur për të zgjidhur borxhin e prindërve të tyre si pjesë e një tradite të njohur si “martesa e parave”. Në fshatin e përgjumur, Becheve, Nigeri, në hijen e maleve Obudu, një traditë e lashtë vazhdon. Kjo traditë thuhet se dënon vajzat e reja në një jetë skllavërie dhe shfrytëzimi seksual.
Vajzat e reja deri në pesë-vjeç, në jug të Nigerisë vazhdojnë ende të shiten për të zgjidhur borxhin e prindërve të tyre si pjesë e një tradite të njohur si “martesa e parave”. 5-vjeçarja, e quajtur Miracle, u martua për para disa javë më parë. Tani jeton me misionarët që thonë se ajo është dëshmi e gjallë që martesat e parave janë reale.
Ajo u ble për të zëvendësuar motrën e saj të ndjerë- e cila ishte vetë një grua zëvendësuese që nuk pati mundësinë të kishte një fëmijë me pronarin e saj të ri. Një tjetër vajzë e re, Rose Inyite, qëlloi me fat pasi ajo u shpëtua nëntë vite më parë.
Rose tregon: “Unë isha rreth 10 vjeç kur më dhanë. Babai im vdiq kur isha shtatë vjeç. Në moshën 10-vjeçare ata më shitën”.
Edhe pse kjo traditë vazhdon të praktikohet, Onomatopee Sunday Ichile, një udhëheqës i komunitetit, tha se praktika në fakt është e ndaluar.
Ai u shpreh: “Ekzistonte si traditë, por u ndalua rreth viteve ’90. Situata nuk është ashtu siç thuhet, nuk është njerëzit dalin në rrugë dhe thërrasin: hey jam duke kërkuar për një grua që ta marr për nuse. Kjo gjë ndodh (shitja e vajzave) për të paguar borxhe, siç mund të jetë rasti i ndonjë të sëmuri që kërkon kurim apo edhe ndonjë gjobe”.