Nuk ka rëndësi nëse luan ose martohet, Sergio Ramos përbën gjithmonë lajm. Në fakt, martesa e tij me Pilar Rubio ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Është mësuar pothuajse çdo gjë rreth ditës më të rëndësishme të “Gran Capitan”.
Kodi i veshjes, rregullat e çuditshme dhe të ftuarit. Mungonte Cristiano Ronaldo, gjë që ka krijuar shumë zhurmë, por mes të ftuarve ka qenë çifti më i famshëm i botës së futbollit: David dhe Victoria Beckham. Një miqësi e madhe, ajo mes Becks dhe Sergio Ramos? As që bëhet fjalë! Është vetëm një çështje parash.
Sipas emisionit spanjoll “Salvame”, prania e Beckham në martesë ka qenë vetëm një lëvizje komerciale. Çifti i ka besuar “Amazon Prime” detyrën për të filmuar ceremoninë dhe festën, me rastin e dokumentarit që po bëhet mbi jetën e Sergio Ramos. Kjo ka qenë arsyeja pse të gjithë të ftuarit kanë qenë të detyruar të dorëzonin celularët, në mënyrë që të shmangeshin publikimet e mundshme në rrjet të imazheve të dasmës.
Megjithatë, një fotografi është postuar, ajo e David Beckham, i cili shfaqet duke i dhënë një puthje në faqe ish-shokut të skuadrës. Pse Becks e kishte me vete telefonin? Sipas spanjollëve, sepse ai është paguar nga “Amazon Prime” për të qenë i pranishëm dhe për të rritur akoma më shumë interesin për martesën e vitit.
Kjo shpjegon edhe mosrespektimin e rregullave nga ana e anglezit. Nëse ka qenë aty sa për të rënë në sy, çfarë mënyrë më të mirë kishte për ta bërë këtë sesa me një fotografi në profilin e tij në Instagram? Një operacion i vërtetë marketingu, apo dikush po kërkon të hedhë baltë mbi miqësinë e Ramos dhe Beckham?
Ku i dihet. Ndoshta përgjigjen do ta japë dokumentari.