Martens: Maqedonia Veriore është destinacion i shkëlqyer për investuesit gjerman

7

Shkup, 1 gusht – Maqedonia e Veriut është një vend i shkëlqyeshëm për investitorët gjermanë në 10 vitet e fundit. Kompanitë gjermane që operojnë në vend janë të kënaqur me kushtet, ata punësojnë më shumë se 20,000 njerëz dhe shumica prej tyre zyrtarisht kanë thënë se dëshirojnë të nxisin investimet e tyre, siç janë ODV Electrik, Kostal, Kesler, tha Patrik Martens, drejtori i delegacionit ekonomik gjerman në Maqedoninë e Veriut në një tryezë të rrumbullakët në Berlin ku morën pjesë Ministri i Investimeve të Jashtme Bardhyl Dauti, njofton Koha.mk

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të gjashtë ndërmarrjeve gjermane, disa prej të cilave tashmë kanë investuar në vend dhe donin të mësojnë për mundësitë e mëtutjeshme të investimeve, dhe disa donin të mësojnë për mundësitë që ofron Maqedonia e Veriut për investitorët e rinj.

Siç informohet nga Dhoma Gjermane e Tregtisë në Maqedoninë Veriore, Martens së bashku me Ministrin Dauti në Berlin u takuan me Volker Trajer, Drejtorin e Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) në Berlin, Helge Tolksdorf, Shefe e Departamentit të BE-së, Maksi Hulsen, Shefi i Departamentit për Evropën Lindore dhe Juglindore, Azinë Qendrore në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë Gjermane dhe Anja Kuiring, Drejtoreshë Rajonale e Komitetit Lindor – Shoqata e Evropës Lindore të Gjermanisë, në Berlin. (koha.mk)

Comments are closed.