Shkup, 27 shkurt – Koronavirusi është një krizë globale dhe kjo nuk do të shkaktojë ngecje vetëm në Maqedoninë e Veriut, përkundrazi do të shkaktojë ngecje edhe në ekonominë në mbarë botën. Veçanërisht është me rëndësi që në këtë periudhë të qëndrojmë me koka të ftohta, deklaroi sot drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane në shtet Patrik Martens.
“Po, do të ketë ndikim të pjesshëm në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Por, konsideroj se ekonomia e Maqedonisë së Veriut me afat të shpejtë dhe të shkurtër do të arrijë të rikuperohet nga kjo. Problemi më i madh me të cilin përballemi për momentin në vend është mungesa e kuadrit profesional të cilin ne, si Delegacion të ekonomisë gjermane përpiqemi përmes projektit tonë për arsim profesional dual që e implementojnë në vend ta ndihmojmë”, tha Martensi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të panelit për pritjet dhe sfidat e biznesit që e organizoi Delegacioni, me pjesëmarrjen e liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski.
Martensi sqaroi se qëllimi i këtij paneli është që t’u jepet shans kryetarëve të partive më të mëdha politike, njërës apo tjetrës, të cilat do ta formojnë qeverinë e ardhshme të flasin para kompanive të tyre anëtare, para investuesve në vend. T’i prezantojnë planet e tyre lidhur me ekonominë, ndërsa kompanitë të parashtrojnë pyetje për planet dhe prioritetet e partisë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Martensi shfaqi shpresë se pa dallim se cila parti politike do ta marrë pushtetin në vend do të vazhdojnë të mendojnë për ekonominë, gjegjësisht dhe për të ardhmen e ekonomisë do t’i afrojnë stabilitet në planifikim, siguri juridike dhe institucione të fuqishme shtetërore.
“Edhe politika që do të udhëhiqet në ekonomi dhe në të ardhmen do të jetë e prirë në mënyrë miqësore ndaj investuesve sepse ata janë ata të cilët hapin vende të reja pune, ndërsa shteti ka përfitim nga tatimet që paguhen”, tha Martensi.
Mickoski, megjithatë, deklaroi se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja dhe do të zbatojë edhe një set masash dhe politikash që do të thonë partneritet praktik dhe nxitje të rritjes ekonomisë në shtet.
“Kuptohet që të kemi ekonomi të suksesshme në Maqedoninë e Veriut, ne duhet të kemi gjyqësi të suksesshme reformuese, e jo një gjyqësi të këtillë e cila nga Svarovski u shndërrua gjyqësi në Luj Viton, që të munden investuesit pa dallim nëse vijnë jashtë Maqedonisë apo janë investues vendorë të mund të ndjehen të sigurt në investimet personale”, tha Mickoski. Potencoi se nevojitet të investohet në arsim dhe në kuadër, gjegjësisht në potencialin njerëzor i cili, siç tha, pastaj ne si shtet do t’ia afrojmë komunitetit të biznesit.(koha.mk)