Marsi test për Bashkimin Evropian, MPJ Dimitrov në konferencën “Nga Selaniku në Zagreb”

2

Selanik, 24 shkurt – Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov ka qëndruar sot në Selanik ku mori pjesë në konferencën kushtuar perspektivës së evropiane të Ballkanit Perëndimor “Nga Selaniku në Zagreb”.

Duke folur për domosdoshmërinë e marrjes së datës për nisje të negociatave, Dimitrov tha se nuk mund të mendohet një Evropë stabile dhe e suksesshme pa integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Që të mund të vazhdohet të flitet për perspektivën evropiane të rajonit, është e domosdoshme arritja e konsensusit për dritë jeshile për bisedimet aderuese me Maqedoninë e veriut, pa ndonjë shtyrje. Marsi do të jetë test edhe për ambiciet gjeopolitike të Komisionit të ri dhe vetë BE-në për ndikim global me kredibilitet. Sa na përket nesh, nuk jemi të përsosur, por vlerësoj se të gjithë pajtoheni se kemi ndërtuar dosje të fuqishme. Është momenti i fundit dhe duhet njihet rëndësia e momentit nga ana e Këshillit Evropian dhe të kapet mundësia për sukses të përbashkët”, deklaroi Dimitrov.(koha.mk)

Comments are closed.