Temperaturat në mars të këtij viti në Maqedoni ishin për tre gradë më të larta se vlerat mesatare të viteve të kaluara, ndërkaq reshjet ishin nën mesataren. Sipas informatës së Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperaturat e matura të ajrit në të gjitha vendet matëse në mars të vitit 2017 ishin në vlerat mesatare. Temperaturat e mesme mujore kanë lëvizur prej 5 gradë në Mavrovë dhe Llazaropole, 6,3 gradë Celsius në Berovë, 8,1˚С në Kriva Pallankë, 8,8˚С në Ohër, 9,0˚С në Prilep, 9,5˚С në Manastir, 10,9˚С në Strumicë, 11,1˚С në Shtip, 11,6˚С në Shkup dhe 11,7˚С në Demir Kapi deri 112,1˚С në Gjevgjeli. Krahasuar me vlerat mesatare të viteve të mëparshme ato janë më të larta për tre gradë.
Vlerat mesatare maksimale dhe minimale të temperaturës së ajrit janë mbi vlerat mesatare. Temperaturat maksimale janë më të larta për katër, ndërsa minimalet për dy gradë. Edhe pse dukshëm më i ngrohtë se zakonisht, temperaturat absolute historike maksimale nuk janë tejkaluar. Temperatura absolute minimale në të gjitha vendet matëse përveç në Shkup është negative, në Berovë deri 5,5 gradë.
Në mars të vitit 2017 nuk janë regjistruar sasi të konsiderueshme të reshjeve. Shuma më e madhe mujore e reshjeve është matur në Mavrovë dhe Llazaropole (64 mm dhe 53 mm), ndërsa më së paku në Shkup dhe Shtip (7 mm dhe 10 mm). Në Demir Kapi kanë rënë 46 mm, në Gjevgjeli 42 mm, në Ohër 31 mm, në Strumicë dhe Berovë 28 mm, në Manastir 25 mm, në Prilep 24 mm dhe Kriva Pallankë 17 mm. Sasitë mujore të reshjeve në mbarë vendin janë nën vlerat mesatare. Më së paku reshje janë regjistruar në vendet matëse Shtip, Shkup dhe kriva Pallankë, ndërsa afër mesatares janë reshjet në Demir Kapi, Strumicë dhe Gjevgjeli. Gjatë muajit mars, sasi më e madhe ditore e reshjeve është regjistruar në Gjevgjeli më datën 9, me vlerë prej 18 mm.