Shkup, 17 qershor – Partia opozitare VMRO-DPMNE sot organizon marsh protestues në Manastir në shenjë pakënaqësie nga marrëveshja e arritur midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për zgjidhjen e çështjes 27-vjeçare të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Sipas liderit të partisë Hristian Mickoski, bëhet fjalë për zgjidhje e cila është tërësisht në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë, e cila në vetvete është një kapitullim. Më shumë herë e ka përsëritur qëndrimin se VMRO-DPMNE-ja nuk do t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues.
Marshi protestues në Manastir do të fillojë në ora 13:30 para sallës sportive në Manastir, përmes “Shirok Sokak” e deri në Shtëpinë e Kulturës, para përmendores së Goce Dellçevit.
Në protestë është paraparë të drejtohet kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.