Shkup, 5 dhjetor – VMRO- DPMNE-ja sot pasdite pritet që të mbajë protestë të re që duhet të fillojë nga shtabi i partisë dhe të përfundojë para Qeverisë.
Të mërkurën e kaluar, VMRO-DPMNE-ja opozitare mbajti protestë në të cilën lideri i partisë Hristijan Mickovski paralajmëroi se çdo të mërkurë do të mbahen protesta në kryeqytet dhe se protesta do të ketë edhe në qytetet e tjera nëpër vend. Ai kërkoi dorëheqje nga Qeveria sepse, siç tha, për një vit e gjysmë e shkatërroi Maqedoninë.