Shkup, 4 mars – Organizatat anëtare të Platformës për barazi gjinore dhe aktivistëve për të drejtat e grave organizon marshimin e dyte “Marshi për të Drejtat e Grave”, i cili do të mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars 2018, në ora 12.00, duke u nisur nga parku GRUAJA PARK ( ZENA PARK)- Shkup
Marshi për të drejtat e gruas do të realizohet në bazë të një rruge( marshute) të paracaktuar, duke filluar nga “Zena Park” nëpër “Sheshin Maqedonia,” Ura e Gurit, dhe do të përfundojë në “Sheshin Filipit II” (para fontanës ).
Motoja këtë vit është ” A ËSHTË ME FAT 8 MARSI? “
Për shënimin e 8 Marsi-t gjithashtu do të shfrytëzohen hashtagët aktualë #tanitregoj #aështëmefat8marsi dhe #tëdrejtategrave #segakazhuvam #daliesrekjen8mart #zhenskiprava
Duke pasur parasysh pabarazinë gjinore (hendekun gjinor) në sferën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, Marshimi për të drejtat e grave do të dërgojë mesazhe për barazinë gjinore si një faktor dhe kusht i rëndësishëm për arritjen e një shoqërie demokratike dhe të barabartë.
Do të jetë nderi ynë i veçantë nëse tregoni solidaritet dhe bashkoheni me ne në Marshin për të drejta të barabarta.
Ne gjithashtu bëjmë thirrje anëtareve, aktivisteve dhe simpatizueseve te IQF ANTIKO dhe gjithë qytetareve nga Shkupi dhe qytete tjera te marrin pjese aktive ne Marshin e organizuar.
Në të njëjtën kohë, ju ftojmë të shpërndani këtë informacion me të gjithë ato/ata që mendoni se do të donin që të na bashkohen.