Reali Madridi la gjurmë me suksesin e dyfishtë në “Champions League”, duke bërë edhe një festë madhështore në Spanjë, por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar për një nga “yjet” e kësaj skuadre, që ka dashur një kujtim më të madh nga ky sukses. Marselo, që ka qenë shumë i rëndësishëm në të dy këto trofe të fituar nga ekipi i Zinedin Zidan, ka gjetur një mënyrë për të mos i harruar kurrë. I pangopur me medaljen e tretë të Çampions Ligës në katër vitet e fundit, braziliani e ka “respektuar” kupën duke e bërë tatuazh. Marcelo e kishte prej kohësh trofeun e Ligës së kampionëve në trupin e tij me dy datat e fitoreve të mëparshme, 2014 dhe 2016. Suksesit e sivjetshëm mendon ta festonte me një tjetër datë në fund të trofeut, 2017. Marselo e postoi në rrjetet sociale tatuazhin e ri, me nënshkrimin “Duke bërë historinë”. Ndoshta braziliani ka të drejtë sepse me tre Çampions në katër sezone, kjo e Realit mund të konsiderohet si një nga skuadrat më të forta të historisë.