Kalimi i mundshëm i Marselos tek Juventusi, është rikthyer përsëri në vëmendje, edhe pse ishte vetë mbrojtësi brazilian, ai i cili pak kohë më parë e tha me gojën e tij se dëshironte të vazhdonte të fitonte tek Reali. Por, në Torino tani më kanë nisur edhe të nxjerrin koefiçente për operacionin “Marselo”. Sipas kompanive, kalimi i Marselos tek Juventusi, në merkaton e verës së sezonit tjetër, kuotohet me koefiçentin 2.75. Një mundësi e mirë, duke parë që “Zonja” e kishte fiksim ta bashkonte Marselon bashkë me Ronaldon, që këtë verë.