Marselo: Të gjithë me padurim e presim ndeshjen e parë pas pauzës

34

Futbollisti i Real Madridit, Marselo ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij mezi presin të vazhdojë sezoni në Spanjë 2019/2020, pasi e njëjta ishte ndërpre për shkak të koronavirusit.

“Asnjëherë nuk kemi pasur pauzë aq të gjatë në stërvitje, ashtuqë dëshira jonë të luajmë futboll është rritur shumë pas ndëprerjes së sezonit. Tani e dimë se kampionati do të vazhdojë së shpejti dhe mezi e presim ndeshjen e parë. Të gjithë janë të shëndetshëm, stërvitjet janë të shkëlqyeshme, fillojmë të kthehemi me rritëm si në të kaluarën”, ka thënë Mafrselo.

Më parë u bë e ditur se kampionati në Spanjë vazhdon më 11 qershor.

Comments are closed.