Sulmuesi polak Arkadiusz Milik pritet të jetë përforcimi më i ri i Olympique Marseillet. Mediumet në Francë kanë raportuar të enjten se Marseille ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit për transferimin e Milikut gjatë afatit kalimtar të janarit, i cili do të zyrtarizohet së shpejti.
Mësohet se Marseille ka ofruar 15 milionë euro me bonuse për ta bindur Napolin që ta lirojë Milikun, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në fund të këtij sezoni. Milik nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për Napolin këtë edicion dhe është lënë jashtë ekipit të parë për shkak të refuzimit që të rinovojë kontratën.