Arturo Vidal do të rinovojë kontratën me Bayernin e Munichut. Sipas mediave gjermane, klubi bavarez po punon për rinovimin me kilianin. Kontrata e tij skadon më 2019, por interesimi i fuqishëm i skuadrave të njohura evropiane për të, ka bërë që Bayerni të frikësohet, përcjellë “Lajmi.net”. Për Vidal interesohen Milan, Inter dhe Chelsea. Ai është pjesë e rëndësishme e projektit të ri të klubit në krye me Carlo Ancelottin.