Ka pak gjëra pas të cilave njerëzit janë më shumë të fiksuar, se sa Kardashianet. Edhe lajmi më i vogël në lidhje me jetën e tyre të luksit, i bën njerëzit të klikojnë si të çmendur. Kohët e fundit, një foto e tre motrave të famshme u duk se tregonte që ishin shtatzëna, dhe interneti u çmend. Ka femra që bëjnë ç’të munden, vetëm e vetëm që të duken si Kim & co. Një gjë që të gjithë do të donin të dinin, është se sa fiton familja nga shfaqja fitimprurëse “Keeping up with the Kardashians”. Sipas Buzzfeed, marrëveshja më e fundit i sjell familjes plot 150 milionë dollarë për pesë vitet e ardhshme. Janë shumë para. Po si e ndajnë në një familje të mbushur me personalitete të forta? Matriarkja e familjes, Kris Jenner, që është edhe producente e shfaqjes, ka dhënë një ide: “Eshtë si një lloj vendimi në grup. Të gjithë paguhen pak a shumë njësoj, sepse ne të gjithë filmojmë shumë dhe punojmë shumë, dhe e kemi krijuar këtë shfaqje dhe këtë brand gjatë dekadës së fundit… të gjithë janë të lumtur”. E si të mos jenë…