Shkup, 30 qershor – Lideri i LSDM-së dhe ish kryeministër Zoran Zaevi sonte në përballje parazgjedhore televizive i bëri thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoskit publikisht të tregojë nëse do t’i shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe të tregojë nëse me atë e shfuqizoi anëtarësimin në NATO dhe negociatat me BE-në.
“Kryeministri bullgar nuk është i vetmi i cili e konteston identitetin, edhe kryeministri grek flet për Maqedoninë e Veriut në të cilën jetojnë maqedonas dhe flasin gjuhën maqedonase dhe kjo është punë e kryer, siç është punë e përfunduar anëtarësimi në NATO dhe vendimi për fillimin e negociatave. Pyetja është a do të bëjmë nisma që të mund t’i ndalojmë të gjitha proceset e filluara. Konkretisht të tregojë a do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës apo jo, a do ta shfuqizojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë apo jo dhe të tregojë nëse me këtë e shfuqizon NATON apo jo? Kjo është aq e thjeshtë dhe i gjithë populli e kupton. A do të kem grindje të reja me fqinjët me shfuqizimin e marrëveshjeve apo do të vazhdojmë të shkojmë përpara në rrugën e drejtë” pyeti Zaevi në duelin në TV 24.
Lidhur me Marrëveshjen me Bullgarinë, Komisioni për Çështje Historike Zaevi theksoi se ka dy palë të cilët tentojnë përmes bisedimeve t’i zgjidhin çështjet historike që ta sigurojnë të ardhmen e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.
“Evropa sot dakordohet dhe bisedon për problemet, dhe nuk akuzon ndonjë tjetër se ndonjë tjetër është fajtor. Përmes bisedimeve dëshmuam se gjejmë zgjidhje të çështjeve. Marrëveshja për fqinjësi të mirë ka për qëllim të na afrojë të na bëjë miq edhe në kapitujt e tjerë historikisht të cilat do t’i bisedojmë do të afrohemi edhe më shumë me popullin bullgar dhe shtetin bullgar”, tha Zaevi.
Mickoski, megjithatë, theksoi se asnjëherë nuk do të pranojë të negociojë për Goce Dellçevin dhe për gjuhën maqedonase dhe se, siç thotë, ata do të përpiqen ta rregullojnë atë që është bërë me shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë.