Pjesëmarrësit në komunikacion gjatë aksidentit në Maqedoni dhe Slloveni do të marrin informacione në kohë dhe kompensim më efikas të dëmit eventual me Memorandumin që sot duhet të nënshkruhet midis byrosë nacionale për sigurim të Maqedonisë dhe Byrosë nacionale të Sllovenisë.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes për mbrojtje të vizitorëve, në rast të aksidentit qoftë në Maqedoni ose në Slloveni, pjesëmarrësve në aksident do t’ju mundësohen informacione në kohë dhe kompensim më efikas të dëmeve eventuale me ndërmjetësim të Byrosë së Sllovenisë për qytetarët tanë në Slloveni dhe të Byrosë së Maqedonisë për qytetarët e Sllovenisë, të cilët qëndrojnë ose udhëtojnë në Maqedoni ndërsa iu ndodh aksident.
Memorandumin në Shkup do ta nënshkruajnë Trajçe Latinovski, drejtor i përgjithshëm i Byrosë nacionale për sigurim të Maqedonisë, ndërsa në emër të Byrosë nacionale të Sllovenisë, Maja Krumberger, drejtor i këtij institucioni.
Byroja nacionale për sigurim e Republikës së Maqedonisë deri më tani ka nënshkruar marrëveshje për mbrojtje të vizitorëve me byrotë nacionale për sigurim të Serbisë, Turqisë, Greqisë, Kroacisë, Bullgarisë, Zvicrës, BeH-së, Luksemburgut dhe Malit të Zi.