Shkup, 26 dhjetor – Me gjithë angazhimin e ministrave të Arsimit në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, si dhe përpjekjeve për unifikimin e sistemeve arsimore në të tria këto shtete, problemet në këtë sferë kanë mbetur po ato të kohërave të vjetra. Që studentëve nga njëri shtet në tjetrin t’ju njihen diplomat, edhe me tej duhet që kandidatët të kalojnë përmes një kalvari të gjatë mundimesh në zgjidhjen e çështjeve administrative. Sistemi i EKTC, respektivisht i lëvizshmërisë (mobilitetit) nga njëri universitet në tjetrin, thuajse nuk funksionon fare. Pra, nëse dikush ka kryer dy vjet studimi në ndonjërin prej universiteteve të Maqedonisë, nuk ka mundësinë që viti vijues të studimeve në ndonjë universitet të Kosovës apo Shqipërisë, me atë që t’i pranohen pa problem studimet e viteve paraprake. E njëjta vlen, edhe për studentët e Kosovës dhe Shqipërisë. Ky lloj bashkëpunimi arsimor nuk ekziston fare në mes tre shteteve tona, edhe pse janë nënshtruar marrëveshje bilaterale në sferën e arsimit dhe janë realizuar numër i madh i vizitave i ministrave nga njëri shtet në tjetrin. Pra, pavarësisht të gjithave universitetet, nuk e njohin (pranojnë) njëri-tjetrin dhe nga ky rreth nuk përjashtohet as njohja diplomave. Nuk e njohin njëri tjetrin deri edhe universitete shqiptare. Mund të kesh diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe Tiranës, por nuk mund të vijosh studimet postdiplomike në Universitetit e Tetovës… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.