Drejtori i Byrosë për siguri publike Sasho Tasevski dhe zëvendësambasadori gjerman Oto Graf, sot nënshkruajtën Marrëveshje për donacion mes Ambasadës së Gjermanisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës të Maqedonisë së Veriut.
Donacioni, siç informuan nga MPB, përbëhet nga pajisja teknike dhe kompjuterike, destinuar për Repartin për ballafaqim me krim të organizuar dhe serioz.
Në takim, bashkëbiseduesit e kanë konfirmuar bashkëpunimin e suksesshëm mes dy shteteve, veçanërisht në pjesën e punëve të brendshme, dhe kanë shprehur gatishmëri për vazhdimin dhe përparimin e saj, për çka flet edhe Marrëveshja e nënshkruar më parë për bashkëpunim në luftën kundër krimit mes dy shteteve.