Kabul, 12 shkurt – Marrëveshje paqësore amerikano-talebane do të mund të nënshkruhet këtë muaj nëse talebanët e reduktojnë dhunën dhe me këtë mundësohet tërheqje përfundimtare e ushtarëve amerikanë, deklaruan sot burime qeveritare afgane, transmeton gazeta KOHA.
Presidenti afgan Ashraf Gani dje theksoi se është arritur përparim i madh në negociatat midis SHBA-së dhe talebanëve në Katar.
Të dyja palët negociojnë në Doha që nga viti 2018, edhe pse ndërkohë përleshjet kanë vazhduar me vrasjen e qindra civilëve dhe ushtarëve dhe pasi talebanët e kanë zgjeruar kontrollin mbi disa pjesë në Afganistan.
Negociatorët amerikanë përpiqen të dakordohen me talebanët për reduktim të dukshëm të dhunës në kohëzgjatje prej të paktën dhjetë ditë pa kurrfarë shkelje, theksoi një diplomat perëndimor.(koha.mk)