Harry Maguire do të lihet i lirë të largohet nga Leicester në merkaton e verës. Mbrojtësi 26-vjeçar i “dhelprave” dhe kombëtares së “3 luanëve” ka patur një marrëveshje zotërinjsh me ish-presidentin Vichai Srivaddhanprabha. Ky i fundit ndërroi jetë pak muaj më parë, pas një aksidenti me helikopter, pak minuta pas një ndeshje të Leicester në zonën pranë stadiumit.
Klubi ka vendosur të respektojë marrëveshjen që Maguire ka patur me ish-presidentin dhe të lërë të lirë lojtarin, por kërkon që njëkohësisht të respektohet edhe kontrata. Çka do të thotë që skuadra e tij e re duhet të paguajë klauzolën e 90 milionë stërlinave. Një shumë disi e lartë për një mbrojtës edhe pse pretendentët për lojtarin nuk mungojnë.
Manchester City dhe Manchester United kanë kohë që kanë nisur betejën për të marrë lojtarin, dy skuadra të gatshme të paguajnë deri në 60 milionë stërlina. Çka do të totë që Leicester duhet të ulë pretendimet financiare. Skuadra e “citizens” duket favorite, duke qenë se luan në Champions, aty ku Maguire synon të luajë dhe triumfojë.