Londër, 8 nëntor 2018 – Marrëveshja për Bregzit do të shpallet të martën, një ditë pas shqyrtimit të Qeverisë britanike, pohon redaktori i “Tajms” Sem Kouts, duke iu referuar projekt agjendës për të cilën është biseduar në Londër.
“Sipas një propozimi nga agjenda për të cilën është biseduar sot në Vajtholl – “Kabineti preferon të hënën”, thotë Kouts.
Ai thekson se ministri britanik për Bregzit, Dominik Rab do të realizojë takim me ndërmjetësuesin kryesor nga BE-ja Mishel Barnie të martën, të njëjtën ditë kur do të publikohet marrëveshja e plotë për tërheqjen dhe do të shqyrtohet deklarata politike. Samiti i BE-së mund të mbahet midis 23 dhe 25 nëntorit. Britania e Madhe duhet të largohet nga BE-ja deri 29 mars