Athinë, 13 qershor – Marrëveshja e arritur, të cilën disa në Greqi e quajnë historike, të tjerët problematike, prej dje pasdite është temë kryesore në mediat te fqinji jugor, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në emisionet informative të mëngjesit në televizionet greke, në portale, në gazeta, gazetarët në Greqi e analizojnë marrëveshjen, çfarë humbi e çfarë fitojë njëra apo pala tjetër, por edhe cilat janë përfitimet nga mbyllja e kontestit me emrin.
Komentet janë varësisht nga orientimi i mediumit, nëse është i afërt me qeverinë apo me opozitën. Pothuajse të gjitha mediat në Greqi e transmetojnë komentin e burimeve qeveritare greke rreth përfitimeve të vendit nga marrëveshja e arritur, atë që paraprakisht e publikoi MIA.
MIA i transmeton faqet kryesore të gazetave greke.
Katimerini
“Marrëveshje me zbrazëtira dhe mjegull” është titulli i tekstit në ballinën e gazetës “Katimerini”. Gazetari shkruan se marrëveshja që u bë e njohur vetëm në “pika të shkurtra zgjidh kontest shumëvjeçar në politikën e jashtme, por përmban edhe zona gri”.
Ta nea
Nën titullin qendror “Bëmë kompromis me Maqedoninë e Veriut”, gazeta “Ta nea” në ballinë shkurt përshkruan çka ka pranuar Greqia, e çka kemi pranuar ne.
“Pranuam: emër (Maqedonia e Veriut), kombësinë (maqedonase), gjuhën (maqedonase) dhe e ndezëm dritën jeshile për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Pranuan: erga omnes, ndryshim të Kushtetutës për irredentizmin dhe se nuk ka asnjë lidhje me qytetërimin antik të Maqedonisë”, shkruan gazeta në ballinë.
Në pesë faqe gazetarët e “Ta nea”, e analizojnë marrëveshjen, e transmetojnë qëndrimin nga pala e Maqedonisë, por edhe reagimet e Greqisë.
“Tym i bardhë dhe re të zeza” është titulli i tekstit kushtuar marrëveshjes së arritur”, ndërsa gazetari komenton se dje u arrit kompromis i madh, ndërsa se sa kjo marrëveshje është rezistuese do të kontrollohet nga mendimi publik i të dy vendeve.
Elefteros tipos
“Humbje nacionale për pak premtime” është titulli qendror i botimit të sotëm të gazetës “Elefteros tipos” me koment se “Ciprasi triumfon për dhënien e identitetit dhe gjuhën maqedonase”. Njëjtë si “Ta nea” edhe “Elefteros tios”, në mënyrë më të gjerë në pesë faqe lexuesve u jep informacione rreth marrëveshjes, qëndrimeve të opozitës greke por edhe faktorëve ndërkombëtarë.
Gazeta komenton se marrëveshja “i hap dyert e NATO-s dhe BE-së për Shkupin me zona gri dhe e tradhtoi veton greke”.
Efimerida ton sindakton
“Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev u dakorduan të zgjidhin një kontest historik prej 25 vjetëve”, shkruan në ballinë gazeta “Efimerdia ton sindakton” dhe komenton se bëhet fjalë për marrëveshje historike.
Gazeta u transmeton informacione e burimeve qeveritare greke për përfitimet nga marrëveshja për vendin.
Avgi
Gazeta “Avgi” e cila njihet si zë i Syrizës, në ballinë shkruan se me marrëveshjen për çështjen e Maqedonisë është bërë “Hap historik” për stabilitet dhe paqe në Ballkan.
Mediat në Greqi komentojnë se me siguri gjatë fundjavës, marrëveshja do të nënshkruhet në Prespë (territorin grek), por para se Ciprasi dhe Koxiasi të arrijnë atje, i presin dy debate në parlamentin grek, njëri nesër për kornizën afatmesme për strategji financiare për periudhën 2019-2022, ndërsa tjetra të premten për marrëveshjen e arritur të emrit.
Jozyrtarisht, në qarqet e gazetarëve në Greqi, theksohet mundësia, lideri i Demokracisë së Re opozitare deri te kryetari i parlamentit grek të dorëzojë kërkesë për votim të mosbesimit të qeverisë. Nëse konfirmohen këto informacione, propozimi do të dorëzohet nesër ose të premten.