Për sa i përket festës së përbashkët të ngjarjeve dhe personaliteteve të njohur nuk ka asnjë ndryshim me sondazhin e fundit të muajit shkurt. Edhe atëherë por edhe tani, për rreth 41.5 për qind të qytetarëve ky kompromis është i papranueshëm, kurse për 32.5 për qind kjo është e pranueshme
Remzije BILALLI
Shkup, 22 tetor – Gati 40 për qind e qytetarëve mbështesin Marrëveshjen e fqinjësisë me Bullgarinë, tregon sondazhi i fundit më i ri nga opinioni i qytetarëve të kryer nga Instituti për Kërkime Politike. Sipas rezultateve të anketës, 39.6 për qind e të anketuarve mbështesin këtë Marrëveshje dhe 31.2 për qind janë kundër kësaj marrëveshje. 13.7 për qind e qytetarëve nuk kishin njohuri për këtë Marrëveshje dhe 15.6 për qind nuk kishin asnjë përgjigje. Në krahasim me anketën e cilën u krye në muajin shkurt, është vërejtur ulje e atyre të cilët mbështesin dhe atyre që janë kundër për shkak të numrit të qytetarëve indiferentë të cilët ose nuk kanë njohuri për kontratën ose nuk kanë përgjigje. Duhet të kemi parasysh se sondazhi u krye në fillim të këtij muaji, domethënë, përpara se Bullgaria të ofronte kushtet e saja brenda marrëveshjes, e cila pritet të ndikojë në këto rezultatet.
Rreth 42 për qind e të anketuarve presin që kjo Marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet me Bullgarinë, ndërsa 28.5 për qind janë të bindur ndryshe dhe 29.7 për qind nuk kanë përgjigje konkrete në këtë pyetje. Në krahasim me sondazhin e muajit shkurt, ka pasur një ulje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve të cilët presin që të përmirësohen marrëdhëniet midis dy vendeve, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes. Qytetarët më shumë ishin kundër rishikimit të teksteve në librat shkollorë, domethënë, 49 për qind e të anketuarve e konsiderojnë këtë kompromis të papranueshëm, ndërkaq 24.6 për qind theksuan se rishikimi i teksteve shkollore është i pranueshëm. 26.4 për qind e qytetarëve nuk kanë përgjigje për këtë pyetje.
Për 46.7 për qind të qytetarëve i papranueshëm është edhe kompromisi që shteti jonë të garantojë se nuk do të ndërhyjë për të drejtat e pakicës maqedonase të cilët janë në Bullgari, ndërsa 27 për qind e qytetarëve e konsiderojnë të pranueshëm këtë kompromis dhe 26.2 për qind nuk kanë përgjigje. Për sa i përket festës së përbashkët të ngjarjeve dhe personaliteteve të njohur nuk ka asnjë ndryshim me sondazhin e fundit të muajit shkurt. Edhe atëherë por edhe tani, për rreth 41.5 për qind të qytetarëve ky kompromis është i papranueshëm, kurse për 32.5 për qind kjo është e pranueshme. Një e treta e qytetarëve kanë mendim pozitiv për shtetin fqinj, Bullgarinë. Për këtë përgjigje u zgjodhën 30.3 për qind e të anketuarve, prej të cilëve 22.3 për qind kanë mendim pozitiv, 18.6 në një farë mase negativ dhe 15.5 për qind plotësisht negativ. Tre të katërtat e qytetarëve mendojnë se Goce Delçev është maqedonas, përkatësisht 75 për qind e të anketuarve e kanë këtë qëndrim, ndërsa 4.6 për qind e konsiderojnë atë me etni bullgare. 4.9 për qind mendojnë se ai është edhe maqedonas edhe bullgar dhe 15.5 për qind nuk kanë përgjigje. 60 për qind nuk pajtohen që Goce Delçev të festohej si hero kombëtar i Maqedonisë dhe Bullgarisë ndërsa 23.7 për qind nuk kanë asgjë kundër festimit të përbashkët.
Përqindja me e madhe e të anketuarve, respektivisht 58 për qind nuk pajtohen që Goce Delçev të festohet si hero i të dy vendeve, edhe me koston që vendi ynë do të mbështet nga Bullgari gjatë procesit të integrimit në BE. Nga totali i të anketuarve, 39 për qind besojnë se pa një marrëveshje nga ana e Komisionit të Maqedonisë – Bullgarisë për çështjet historike dhe arsimore, Bullgaria nuk do të mbështes procesin e integrimit të vendit tonë në BE, ndërsa 30% presin mbështetje. Shumica e qytetarëve vlerësojnë se Marrëveshja me Bullgarinë duhet të mbetet, pra 38.3 për qind e të anketuarve kanë këtë mendim, ndërsa 32.8 për qind besojnë se Marrëveshja duhet të anulohet. (koha.mk)