Athinë, 27 shkurt – Vizita e ministres së Mbrojtjes Civile të Greqisë, Olga Gerovasili në Ptolemaida, në Greqinë Veriore kaloi me incidente dhe tensione mes policisë dhe grupit të qytetarëve të tubuar, raporton gazeta KOHA.
Sipas mediumeve lokale, një person me lëndime në kokë është dërguar në spital, ndërsa janë lënduar edhe katër policë.
Gerovasili e vizitoi Ptolemaidën për të marrë pjesë në betimin solemn të të diplomuarve nga Shkolla për zjarrfikës, ndërsa grupi i qytetarëve protestonin kundër Marrëveshjes së Prespës.
“Maqedonia është greke”, “Cipras, tradhtar” kanë brohoritur qytetarët e tubuar, kumtojnë mediumet lokale.
Ministrja e Mbrojtjes Civile e komentoi protestën përmes profilit të saj zyrtar në Fejsbuk dhe shkroi se ftesës së djathtistëve radikalë u janë përgjigjur vetëm 15 persona dhe deputeti nga Agimi i Artë, Hristos Papas, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Qytetarët nga Ptolemaida ua kthyen shpinën. Ua kthyen shpinën dhunës dhe jotolerancës”, shkroi Gerovasili shkurtë pas incidentit.(koha.mk)