Athinë, 14 janar – Ndryshimet e votuara kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë dhe topi i hedhur në terrenin fqinj, sollën turbulenca në Qeverinë greke dhe ditë të stuhishme në Greqi, por edhe paralajmëruan për një javë akoma më të stuhishme me votimin mocionit të Qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras, ndërsa me siguri menjëherë pas kësaj edhe ratifikimin e marrëveshjes, njofton korrespondentja e Mia-s nga Athina, tranmseton Koha.
Marrëveshja e Prespës i ka ndarë partnerët e koalicionit. Panos Kamenos pas takimit të djeshëm 40-minutësh me Ciprasin në pallatin presidencial kumtoi se tërhiqet nga Qeveria duke elaboruar se “çështja e Maqedonisë nuk i lejon të mos e viktimizojë kolltukun” dhe dha dorëheqje nga pozicioni ministër i Mbrojtjes.
Cipras, i vendosur të shkojë deri në fund. Vazhdon me shpresë se Qeveria do ta shtyjë mandatin katërvjeçar deri në tetor dhe për këtë do të kërkojë mbështetje nga Parlamenti.
“Unë kam marrë vendim dhe e kam njoftuar kryetarin e Parlamentin se së shpejti do të inkuadrohemi drejt procesit të parashikuar nga Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit, për ripërtëritje të besimit të Qeverisë sime, që të ecim përpara me shumicë absolute”, tha Cipras në deklaratën pas takimit me Kamenos.
Për këtë vendim të tij, ai tashmë i ka njoftuar edhe kryetarin e Parlamentit, Nikos Vuciz, i cili sot në mbledhje me nënkryetarët e tij do të propozojë fillim të seancës të martën në mesditë dhe votim të mocionit të qeverisë të mërkurën në mbrëmje.
Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, Kamenos tha se nuk është asgjë tjetër, përveç se marrëveshje preliminare, që është antikushtetuese, sepse nuk është nënshkruar nga kryetari.
Nga partia më e madhe opozitare Demokracia e Re, për ngjarjet e fundit në Qeverisë greke komentuan se bëhet fjalë për ndarje të regjizuar të Ciprasit dhe Kamenosit, “shfaqje që ka për qëllim ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, qëndrimi i SYRIZA-s në pushtet dhe mbajtja e kolltuqeve nga ana e Kamenosit dhe deputetëve të tij.
Vlerësimet e Athinës zyrtare janë se Qeveria do të marrë 151 vota sa i nevojiten për votim të mocionit.