Athinë, 4 mars – Ministri i Çështjeve Detare, Fotis Kuvelis, konsideron se me Marrëveshjen e Prespës jepen mundësi për bashkëpunim për portin e Selanikut. Kuvelis në deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, thotë se “porti nuk duhet të shikojë vetëm në det, por të shikojë edhe drejt qytetit dhe rajonit më të gjerë”, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Marrëveshja e Prespës me të vërtetë hap mundësi që të ekzistojë ky bashkëpunim me rezultat konkret ekonomik, që shumë pozitivisht përfshin çështjen gjithëpërfshirëse të zhvillimit të portit dhe rajonit”, thotë Kuvelis, duke iu përgjigjur pyetjes së ANA-MPA për perspektivat që i hap marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.