Athinë, 20 janar – Në vigjilje të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek, atmosfera në Greqi është veçanërisht e nxehtë.
Kërcënime për telefonatave deri te deputetët të cilët e mbështesin zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, pllakata me fotografitë e tyre nga njëra anë, protestë kundër marrëveshjes në qendër të Athinës nga ana tjetër edhe fushatë nga Qeveria për promovimin e Marrëveshjes së Prespës nga pala e tretë.
Për në orën 14:00 sipas kohës lokale është caktuar protestë në sheshin Sintagma, para Parlamentit grek kundër Marrëveshjes së Prespës nën sloganin “Maqedonia do të thotë Greqi”, të organizuar nga “Komiteti për luftë për karakterin grek të Maqedonisë”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, transmeton Koha.
Pritjet e organizatorëve të cilët fushatën e tyre kundër Marrëveshjes së Prespës e udhëheqin në pjesën më të madhe përmes rrjeteve sociale, janë se sot në Sintagma masiviteti do të jetë më i madh në krahasim me protestën e kaluar të mbajtur në shkurt të vitit të kaluar. Ndërsa përmes video-incizimit u bëjnë thirrje të gjithë grekëve “të dalin para Parlamentit grek që ta shkatërrojnë marrëveshjen tradhtare të Prespës dhe të brohorisim “Maqedonia është greke”.
“Të gjithë grekët e Sintagmës për Maqedoninë, të dielën në orën 14:00 e udhëheqim betejën më të madhe. Të gjithë e ndërmarrim përgjegjësinë tonë para historisë. Të pranishëm jemi në tubimin më të madh. Në Sintagma të dielën në orën 14:00 të gjithë grekët do të jemi atje, para Parlamentit grek që ta shkatërrojmë marrëveshjen tradhtare të Prespës dhe të brohorisim Maqedonia është greke. Askush të mos mungojë”, bëjnë thirrje organizatorët.
Gjithashtu edhe për protestën e vitit të kaluar, ashtu edhe tani, është organizuar transport nga të gjitha pjesët e Greqisë, ndërsa shpenzimet janë në barë të vetë qytetarëve. Organizatorët thonë se vetëm nga pjesa veriore e vendit presin mbi 3.000 autobusë, ndërsa vlerësimet e tyre janë se prej 150 deri në 200 mijë qytetarë të Athinës do të arrijnë me autobusë.
Periferia dhe komunat nga rajoni i Maqedonisë Qendrore, komunat nga pjesët tjera të Greqisë, mitropolitët nga vendi, përfaqësues nga Mali i shenjtë, politikanë dhe deputetë nga partitë greke, sipas njoftimeve, e mbështesin tubimin dhe do të marrin pjesë në protestë.
Një orë para fillimit zyrtar të protestës, jo më pak se një kilometër nga Parlamenti grek, shoqatat anarkiste dhe antifashiste dhe grupet organizojnë kontra tubime kundër “protestave nacionalistike”.
Sipas mediumeve greke, pritet sot Athina të jetë nën masa të sigurisë drakoniane që të shmangen çfarëdo lloj incidente. Do të angazhohen mbi 1500 policë, drone dhe helikopterë.