Shkup, 19 shkurt – Marrëveshja e Prespës është mjaft e hollësishme dhe zbatimi do të ndodh me afatet e parashikuara kohore, tha sot ministri grek për Politikë Digjitale dhe Telekomunikime, Nikos Papas, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse në vendkalimet kufitare për hyrje në Greqi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut krahas vulave në pasaporta u kërkohen edhe formularë.
“Vërejtje të këtilla mendoj se do të zgjidhen sipas frymës së Marrëveshjes së Prespës, i cili shfrytëzohet tashmë në mënyrë aktive”, plotësoi Papas në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim për ulje të çmimeve në roaming mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.
Në komentin e deklaratës së Apostolos Xixikostas, prefekt i rajonit grek Maqedonia Qendrore se nuk do t’i ndryshojë tabelat, në të cilat tani shkruan Shkup me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, ministri Papas theksoi se “nuk ka dyshim se Greqia absolutisht do ta zbatojë Marrëveshjen e Prespës”.
Lidhur me bashkëpunimin e mundshëm në luftën me zbatimin me lajmet e rreme, Papas tha se në nivel zyrtar ekziston bashkëpunimi mes agjencive përkatëse, ndërsa për këtë duhet të ndihmojmë organizatat e lajmeve të dy shteteve.
“Natyra dhe vendi i gazetarëve është kontroll i pushtetit, ky është thelbi i demokracisë. Vetë Marrëveshja e Prespës ishte e torturuar nga përhapja e lajmeve të rreme. Për neve do të ishte e shkëlqyer, nëse bashkësitë e biznesit në dy shtetet do të fillonin me ndonjë masë për bashkëpunim që të ekziston dhe me kohë raportim dhe heqje të lajmeve të rreme”, tha Papas.
Siç tha Papas, pasi që pas 28 viteve dy shtetet e lidhën Marrëveshjen e Prespës do të nevojitet shumë punë për shkak se është vonuar në shumë fusha, në të cilat është mundur të bashkëpunohet.
“Do të duhet të përshpejtojmë, të përpiqemi dhe prodhimi i rezultateve evidente do t’i bindë madje edhe njerëzit e dy palëve që nuk kanë besim se Marrëveshja e Prespës do të jetë e dobishme për dy palët”, theksoi Papas.
Ai është për vizitë në vend që dje kur mori pjesë në hapjen e parkut shkencor teknologjik në Shkup, në pranim të kryeministrit Zoran Zaev dhe eurokomisares Maria Gabriel.
Memorandumi për mirëkuptim për ulje të çmimeve në roaming mes dy shteteve është aktivitet i parë konkret bilateral pas nënshkrimit të Prespës.