Shkup, 10 janar – Kryeministri grek Aleksis Cipras, vetëm se ka siguruar 151 vota në Parlamentin grek për Marrëveshjen e Prespës, kështu ka deklaruar për telvizionin grek “Sky”, ish shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani, informon Koha.mk
“Cipras ka siguruar shumicën e deputetëve për Marrëveshjen e Prespës dhe kjo ka shkaktuar dëshpërim tek Kammenos”,ka thenë Bakojani.
Nga ana tjetër, Kamenos, edhe pse është ministër aktual i punëve të brendshme, nëpërmes një video e ka kërcënuar Ciprasin se do ta lëshojë qeverinë kur do të vijë në rend dite ratifikimi i marrëveshjes së Prespës.
Por, Bakojani këtë veprim të liderit të “Grekëve të Pavarur” e sqaron me atë se vendimet e Cipras dhe Syriza më nuk varen nga Kammenosi. (Koha.mk)