Psikologët kanë vënë re diçka të pazakontë tek njerëzit që qëndrojnë miq me ish partnerët e tyre. Ata e përdorin këtë si avantazh dhe përfitimet prej saj mund të jenë të mira. Duket si diçka e padëmshme mirëpo por ajo që fsheh është një personalitet i paqëndrueshëm edhe i çuditshëm. Quhet “trekëndëshi i errët”, në skaje të të cilit qëndrojnë element si narcizizmi dhe psikopatia, ose ndryshe “pëlqim i vetes”, pandjeshmëri dhe manipulim. Studiuesit në Universitetin e Oakland, vëzhguan marrëdhëniet e post-lidhjes në 861 njerëz dhe zbuluan se ata që ndërkohe kishin pjesë “të errëta” të personalitetit të tyre kishin edhe më shumë gjasa të mbanin si miq ish-at, për ti përdorur si burime të kënaqshme. Të rrinin miq me ish-at, për ata ishte më e thjeshtë dhe praktike sesa ti ndërprisje fare marrëdhëniet.