Marquinhos drejt rinovimit me PSG

11

Marquinhos është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Paris Saint Germain dhe jo më kot klubi ka kthyer mbrapsht çdo tentativë të ekipeve të mëdha për brazilianin. 25-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe drejtuesit duan t’i paraprijnë që tani çdo situate që mund ta çonte lojtarin me vetëm 2 vite kontratë ndaj dhe kanë nisur bisedimet për rinovimin deri në vitin 2024. Raportet e mbrojtësit brazilian me trajnerin dhe drejtuesit janë shumë të mira ndaj dhe firma në kontratën e re do të jetë vetëm çështje kohe.