Admirim, por asnjë keqardhje apo kthim pas. Këtë gjë e thotë kampioni i botës në fuqi në Moto GP, piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez. Në prag të testeve të para dimërore në Sepang (Malajzi), ai deklaron: “A do t’ia jap më dorën Rossit? Jo. E kam bërë këtë gjë një herë. Tani mjaft më, nuk e meriton!”.
Më tej, spanjolli shton: “Këto janë gjëra që bëhen një herë. Unë nuk kam asnjë inat me të, përkundrazi e admiroj dhe e vlerësoj shumë për atë që po bën për Moto GP. Edhe mua do të më pëlqente që në moshën e tij të isha sërish kompetitiv si ai. Për mua mbetet një nga favoritët për titullin dhe rival në pistë”.